Praktika të reja për zhvillimin dhe manaxhimin e tokës në Shqipëri

Ky libër është botuar në kuadër të projektit “Promovimi i Partneriteteve për Qytetet e Përbashkëta”, një iniciativë e Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, Tiranë dhe IHS, Instituti për Strehim dhe Studime të Zhvillimit Urban, Rotterdam. Projekti në fjalë është mbështetur nga Qeveria Holandeze përmes programit MATRA. Ashtu si dhe projekti, libri synon në thelb ngritjen e kapaciteteve të institucioneve publike si dhe të profesionistëve të fushës për një qeverisje më të mirë. Përmes rasteve studimore, ky botim mundohet të vërë në dukje nevojën që ka Shqipëria për tranzitimin nga zhvillim i tokës në bazë parcele në një zhvillim territorial në bazë zone, që merr parasysh kontekstin përreth, marrëdhëniet e pronësise dhe rritjen e vlerës së pronës si pasojë e kontributit publik. Për pasoje, zhvillimi në bazë zone merr parasysh [mes të tjerave] edhe kostot e sigurimit të infrastrukturës publike, kostot në mjedis dhe ndryshimin e vlerës së pronave, si pasojë e zhvillimit në zonë.

Ju mund të shkarkoni manualin e plotë këtu.

Share this Post